E hënë, Gusht 10, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Rama hakmerret kundër ‘5 Majit’, do të prishen dhjetëra shtëpi të tjera

Rama hakmerret kundër ‘5 Majit’, do të prishen dhjetëra shtëpi të tjera

0
46
Zjarr Televizion Adccccc

Qeveria ka zgjeruar hartën për projektin e rindërtimit te 5 Maji, duke rritur kështu numrin e banesave që do të shemben. Zgjerimi i hapësirës ku do të ndërtohet lagjja e re pritet të prekë më shumë banesa. Ky vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave më 9 shkurt 2022, duket se vjen si një hakmarrje e kryeministrit Rama pas takimit të tij të tensionuar me banorët e 5 Majit në ambientet e parlamentit

Këshilli i Ministrave ka miratuar në 9 shkurt 2022 një vendim, i cili shton numrin e banesave që pritet të shkatërrohen në zonën periferike të Tiranës. Sipas dokumentit të nënshkruar nga Rama, qeveria ka vendosur të shtojë hapësirën që do të përfshihet në “Projektin e Rindërtimit” në Njësitë Administrative 4 dhe 8. Në 31 janar 2020, vetëm pak javë pas tërmetit tragjik të nëntorit 2019, qeveria miratoi hartën, e cila përfshihej në “Zonën e re për Zhvillim në Njësitë 4 dhe 8”, sipas shënimit me ngjyrë të kuqe. Dy vjet më pas, qeveria vendos të zgjerojë hartën e ndërhyrjes, sipas shënimeve me të verdhë.

Ky ndryshim shton numrin e objekteve private që pritet të rrafshohen nga fadromat e Bashkisë së Tiranës. Vendimi më i fundit qeveritar përcakton si strukturë përgjegjëse për zbatimin e projektit të rindërtimit kompaninë “Tirana DC”. “Tirana DC” është një kompani kontroverse publike, e krijuar nga Bashkia e Tiranës në tetor 2020 për administrimin e pronave publike në kryeqytet. Përfshirja e saj në “Procesin e Rindërtimit” shton më shumë pikëpyetjet mbi qëllimin e vërtetë të planit shtetëror për zonat e Njësive 4 dhe 8 që preken nga prishjet e banesave dhe godinave të tjera private.

“Tirana DC” ka si objekt të veprimtarisë së saj, ndër të tjera, edhe “Realizimin, krijimin, zhvillimin, menaxhimin dhe shitjen e projekteve e pasurive”. Përcaktimi i saj si Njësi Zbatimi për projektet zhvillimore në zonën 4 e 8 forcon dyshimet e ekspertëve të ndryshëm se “Rindërtimi” në fakt po fsheh planet e Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për ngritjen e komplekseve private. Kjo tezë është përmendur shpesh nga banorët protestues të zonës së “5 Majit”, të cilët akuzojnë qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës që po u prish shtëpitë për të ndërtuar godina për klientë të tyre.

Zjarr Tv Ad