Rama heq dorë nga blerja e satelitëve ‘Albania1’, ‘Albania2’, zbulohet shkresa që e vërteton

0
67

Ishte data 14 tetor 2021 kur kryeministri Edi Rama deklaroi se në mars të vitit 2022 satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ do të dërgohen në orbitë, deklaratë e cila u shoqërua me të qeshura në sallën e Kuvendit. Por një shkresë është publikuar ku duket se Rama tashmë ka hequr dorë nga blerja e satelitëve ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Arlind Gjokutaj, ka bërë një kërkesë për ndryshime në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për përballimin e shpenzimeve për shërbimin satelitor dhe jo blerjen e ‘Albania1’ dhe ‘Albania2’, të cilët do të dërgoheshin në hapësirë.

E thënë ndryshe, Shqipëria do të paguajë një agjenci ndërkombëtare për servirjen e shërbimeve që do të mundësonin sy satelitët e premtuar nga Rama.

Blerja e këtij shërbimi sipas këtij dokumenti është propozuar në vlerën 200 milionë lekë të reja në vit (rreth 2 milionë euro).

Sipas shkresës ky shërbim do të ketë përdorim të gjerë për disa institucione të vendit dhe sipas propozimit të grupit të punës, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të kryejë procedurat e prokurimit për sigurimin e këtij shërbimi.

Zjarr Tv Ad