Janë publikuar foto nga ceremonia e betimit të qeverisë “Rama 3” në Presidencë.
Në fotot e publikuara nga Presidenca, shihet Kryeministri Edi Rama, i cili betohet me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, ndërsa në një tjetër shihet me Presidentin Ilir Meta, teksa i jep letrën e dekretit.
Ministrat e qeverisë së re dhe Kryeministri Rama, sot morën letrën e dekretit nga Presidenti Ilir Meta, ashtu siç e përcakton protokolli.





