Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se fjalimi i tij nuk do ishte sic e do rasti, dhe nuk do i shmangej kritikave qe ka per pushtetin gjyqesor.
“Më keni vënë përballë një dileme jo të thjeshtë, e sfide disi të vecantë. Sebepi është festiv, ushtrimi është delikat dhe skena e pazakontë.
Kreu i pushtetit ekzekutiv para një plateje juristësh dhe gjykatësish, pra pushtetit gjyqësor pa harruar e veshët e sytë e diplomatëve të huaj të cilët kur vjen fjala te drejtësia duket se nuk ndihen të huaj në territoret e saj, madje kanë dhe një luks të vecantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzinin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave, çkla për mua e autoritetet e këtij shteti nuk është e këshillueshme, le më e imitueshme.
Një fjalim përgëzues e linear si e kërkon rasti e si e kerkon tradita këtu mbetet në kufijtë e të pamundurës për mua.
Fjalim kritik mbetet po aq i pakëshillueshëm sa i imitimi i diplomateve kur emocionohen publikisht per vendimet e gjykatave.
Kështu që këtij kurthi joshës do mundohem t’i shmangem në kufijtë e të mundurës.
Në sytë e mi çka kremtohet sot janë vetë fillimet e kushtetutshmërisë, të mbjelljes së idesë së saj si granci e lirive individuale”, u shpreh Rama.




