Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama gjithmonë ka qenë hileqar edhe mashtrues. Në një intervistë për “Syri Tv”, Meta kujton një episod në vitin 2001 kur u bë ceremonia e hapjes së lodrave në hyrje të “Rrugës së Elbasanit”.
Më konkretisht, Meta kujton xhiron me rosak që bënte kryeministri, teksa shtoi se kjo ishte një tentativë e tij për të marrë një lloj popullariteti.
Por, thotë ish-Presidenti, pas kaq shumë vitesh, lodrat e fëmijëve janë zëvendësuar nga një pallat shumëkatësh.
Meta: Për të kuptuar se çfarë hileqari dhe mashtruesi ka mbetur Rama. Si bënte ai atëhere për të marrë meritat e qeverisë Meta? E kanë nxjerrë mediat atje me rosakun prapa ETC-së, ku kanë qenë lodrat.
Mora edhe këtë kur ishte kryeministër. Mori atë me rosakët për të marrë ndonjë lloj popullariteti. Ku është rosaku? Ku janë ato lodrat për fëmijë atje? Atje është bërë mali, 60 kate. Çfarë do t’i shikoni më shumë këtij njeriu.
I pyetur se çfarë përfaqëson kryeministri Edi Rama, Meta tha: Gomarin e Trojës.
Pyetje: Sot çfarë përfaqëson ky njeri që ju e keni njohur në disa rrethana?
Meta: Kalin e Trojës, por në këtë rast do thoja gomarin e Trojës. Pa asnjë diskutim. Në vlerësimin tim përfaqëson të gjithë të kundërtat që ka dashur të paraqitet përpara njerëzve. Erdhi me idenë një anëtar një votë, shikoni sot, nuk ka asgjë. Ajo parti ka disa merita për çështjen e Kosovës. Kur qëlloi kriza e Kosovës. Tani çfarë ndodh. Të gjithë këto goditje që i jep Kosovës, përmes projektit të Ballkanit të Hapur, bëri defaktorizimin e Kosovës.
Procesi i Berlinit i ka të gjitha elementët e Ballkanit të Hapur, por i standardizon të gjitha me BE-në. Nuk kam asgjë personale. I kam kaluar këto. Po të jetë personale, mund të kishim edhe shumë të tjera për të treguar. Në raport me interesin kombëtar, nëse e shoh se e tradhëton, i fut thika pas shpine kombit tënd, është diçka e papranueshme. Diçka edhe mund të tolerohet.




