Rama: Ripërtërijmë policinë! Tranzicion i butë për efektivët e moshuar

0
14

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin e nisjes së Shkollës Bazë të Policisë dhe kursit për oficerë të policisë kriminale.

Në nisje të fjalës së tij, Rama tha se ky vit është ndryshe, pasi marrin pjesë edhe studentë të ekselencës së fakulteteve të ndryshme të cilët i bashkohen trupës së Policisë së Shtetit.

“Në fund të një shkollimi 6-mujor dhe 3 muaj praktikë, këta studentë do të jenë oficerë policie me gradën e komisarit. U përzgjodhën mes më të mirëve në një proces seleksionimi të 589 aplikantëve dhe mbi të gjitha u rikonfirmua edhe njëherë vullneti ynë për të garantuar meritën pa parë mbiemrin, pa parë tarafin, xhepin apo partinë. Është një proces që do të rihapet për studentët me rezultate të larta në shtator të këtij viti dhe për të vijuar me rifreskimin e trupës policore”, u shpreh Rama.

Në këtë drejtim tha se do të krijohet mundësia për tranzicion të butë për oficerët më të moshuar dhe për të marrë më shumë të rinj.

“Më të moshuarve do t’iu krijohen kushtet që të vazhdojnë të kenë një pagë dhe duke dhënë kontribut të rëndësishëm në pastrimin e një xhungle të policisë private, janë thithëse të mëdha të nevojave publike dhe shpeshherë nuk e ofrojnë kurrsesi atë shërbim që mund të ofrojë Policia e Shtetit”, deklaroi Kryeministri.

Kreu i qeverisë tha se do të krijohet një ndërmarrje moderne e cila do të sigurojë ata që shkojnë në një moshë të caktuar të vazhdojnë të shërbejnë.

Sipas Ramës, pas një dekade të tërë mbyllje dhe braktisje, kjo akademi sot është rikthyer në jetë dhe ka nevojë për shumë më tepër akoma prandaj në kuadrin e Paktit për Universitetin, edhe kjo akademi do përfshihet në programin e madh të rindërtimit në bazë të një projekti që si të gjitha pjesët e tjera të rrjetit të universiteteve, do të financohet.

Ai u ndal më tej në njohuritë e gjuhës angleze, duke e quajtur si standard të ri të domosdoshëm.

Në këtë drejtim tha se nuk mund të ketë një polici kriminale të standardeve bashkëkohore nëse nuk ekzistojnë edhe instrumentet për të jetuar në të përditshmen e zhvillimeve rreth e rrotull nesh dhe me informacionin e standardeve më të mira.

“Për ne është fare e qartë që ripërtëritja e policisë së shtetit është një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet kur kjo akademi u braktis dhe faktikisht u mbyll për vite të tëra dhe tani ka filluar të japë kontributet e para duke nxjerrë edhe kuadrot e para pas rivënies në punë. Këtu janë edhe 213 studentë të cilët kanë nisur shkollën bazë të Policisë Së shtetit dhe do t’i përkasin patrullës së përgjithshme pas përzgjedhjes së tyre në një konkurs transparent e të pakontestuar”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se pas një dekade të tërë mbylljeje dhe braktisje kjo akademi sot është kthyer në jetë dhe ka nevojë për më shumë akoma dhe në kuadër të paktit për universitetit edhe kjo akademi do përfshihet në programin e rindërtimit.

Po ashtu ai shtoi se më parë policia ishte e braktisur dhe e tradhtuar, por edhe më e keqpaguara, më e moshuar dhe më e pashkolluara

Zjarr Tv Ad