Rama viziton Berlinin, takim me kancelarin Olaf Scholz

0
129

Kryeministri Edi Rama më 11 prill do të zhvillojë një takim në kancelarin Olaf Scholz në Gjermani.

Bëhet me dije se një nga temat që do të bisedonin është lufta ruse kundër Ukrainës. Gjithashtu Rama dhe kancelari gjerman do të bisedojnë për çështje dypalëshe ekonomike, politike si dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pas bisedimeve liderët do të mbajnë konferencë të përbashkët. Më pas kancelari dhe Rama do të darkojnë.

Zjarr Tv Ad