Kryeministri Edi Rama ka zbuluar çfarë është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, të mbledhur mëngjesin e sotëm.
Rama tha para gazetarëve se në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar mbi pasqyrën e 30 qershorit.
“Meqë ishit në diell po iu përgjigjem. Kemi bërë një diskutim mbi gjithë pasqyrën e 30 qershorit. Kemi parë me kujdes çdo qark, çdo bashki, kemi diskutuar për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku do të flasim për ç’ka është bërë dhe për ç’ka do të bëjmë në vijim pas pushimeve dhe gjëja më e rëndësishme është që kemi hapur një diskutim për ta çuar në një nivel tjetër organizimin tërësor të PS, në funksion të marrëdhënieve më të hapura, më efektive në çdo komunitet.



