Debate të forta në parlament mes Taulant Ballës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Kreu i gurpit të PS e ka akuzuar Berishën se në 31-vite në politikë nuk ka bërë asnjë investim për zonën e tij.
“Nuk ke vendosur asnjë pllakë në Bajram Curri”, tha Balla duke iu drejtuar Berishës se me fjalët: “Edi Ramës nuk i arrin as te fundshpina e kalit të Skënderbeut”. Kaq ka mjaftuar që pasi mori fjalën, ish-kryeministri Berisha ta quajë Ballën “shpifës ordiner” i lidhur me grupe kriminale.
Taulant Balla: Nuk bëre asgjë për Tropojën, 31-vite në politikë nuk vure një pllakë në Bajram Curri. Të ftoj të vish, të ftoj të shkosh një ditë dhe të shikosh transformimin dhe në të gjitha investimet e tjera infrastukurore. Ti nuk do mbahesh mend për asgjë që të kesh bërë në atë zonë, por do të mbahesh mend për lejet e koncesioneve që dhe për të dëmtuar një nga zonat më të bukura turistike të asaj zone. Dhe kjo qeveri po e bën park kombëtar, por kishe hallin e atij që të shiste licencat, ai që të futi te gërdeci dhe të gjitha.
Afera e Rrugës së Kombit, për të cilën nuk u zbatua asnjë paragraf i ligjit për prokurimet publike në Shqipëri. Për atë aferë Luli i shpëtoi drejtësisë se dosja shkoi 7 ditë me vonesë. Ka një akuzë për ty nga Lulzim Basha se urdhrin e ke dhënë ti. Dil këtu e sqaroje, e ke dhënë ti apo ministri i Brendshëm që në atë kohë rrinte në taracën e ndërtesës. Kryeministrit Rama ti i vjen te fundbarku i kalit të Skënderbeut. Rama ka vendosur një standard që askush nga ju nuk e arrin dot. Është i vetmi që nuk ka marrë në mbrojtje askënd ndaj të cilit ka filluar një hetim penal.
Sali Berisha: Vetëm në Tropojë janë ndërtuar 210 kilometra rrugë, duhet të jesh një shpifës ordiner. Tropoja ishte 8 orë larg sot është 3 orë e gjysmë. Nuk ia vlen të harxhosh asnjë minutë me një njeri që ka 10 mbiemra për shkak të lidhjeve me grupet. Për sa i përket Edi Ramës, kudo që të shkojë shkon si kreu i Meduzës, koha do të provojë se ai është shumëfishi i Tahirit dhe t gjithë të tjerëve, përfshi edhe këto zonja në drejtim të korrupsionit.




