Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dale në nje konferencë urgjente një dite pas letres se informimit te marre nga Autoriteti i Dosjeve, ne te cilen permendet emri i ish Presidentit Ilir Meta me dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit.
Pas takimeve informuese mbi kete leter, me kreret e grupeve parlamentare, Nikolla tha se Autoriteti e ka vene ne dijeni te identitetit te një politikani te larte me inicialet I.M qe ka rezultuar i përfshirë ne aktivitetin e sigurimit të shtetit, por nuk e ka permendur emrin e ish Presidentit Ilir Meta.
‘Për rastin e një politikani, Autoriteti i Dosjeve ka nisur një letër drejt meje, ato kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Rasti është tronditës, kam thirrur sot kryetarët e grupeve parlamentarë, i kam informuar për letrën dhe për identitetin. Do e mbledh Kuvendin në cdo kohë që forcat politike do të kene nevojë. ‘- u shpreh Nikolla.
Deklaratë për shtyp e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla
Dje Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka informuar publikun për rastin e një politikani me profil të lartë, me inicialet I.M, i cili ka rezultuar i përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit.
Autoriteti i Dosjeve ka nisur gjithashtu një letër në drejtimin tim, ku më ve në dijeni të identitetit të këtij politikani me profil të lartë dhe kërkon nga Kuvendi ndërhyrje të menjëhershme për adresimin e një pengese ligjore, që nuk ia mundëson Autoritetit veprimet e domosdoshme për rastin.
Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër. Prandaj kam thirrur sot kryetarët e grupeve dhe kryetarët e komisionit të sigurisë dhe të komisionit të ligjeve, të cilët i kam informuar mbi letrën e Autoritetit, identitetin e politikanit me inicialet I.M, si edhe gatishmërinë time për ta mbledhur Kuvendin në çdo kohë që forcat politike do të kenë nevojë.
Dua ta falenderoj Autoritetin e Dosjeve për reagimin e drejtë, të pavarur dhe profesional, si edhe për kurajon në adresimin e këtij rasti, i cili ngre pyetje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe për forcat politike. Në respekt të ligjit dhe ndjeshmërisë së lartë të këtij rasti vërtetë tronditës, nuk mund të flas më shumë në këtë faze.




