Rasti Bankers Petrolium: Ku shkojnë paratë nga pasuritë natyrore të Shqipërisë?

0
31

Në zemër të një prej pasurive më të mëdha natyrore të Shqipërisë – fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës – prej vitesh operon kompania kanadeze Bankers Petroleum. Por ndërsa në dokumente deklarohen miliona dollarë investime dhe prodhim, pyetjet mbi ndikimin mjedisor, transparencën fiskale dhe përfitimin real të komuniteteve lokale kanë mbetur pa përgjigje.Si është e mundur që një nga kompanitë më të mëdha të sektorit energjetik në vend, e cila prej më shumë se një dekade shfrytëzon burimet natyrore të Shqipërisë, mbetet jashtë vëmendjes publike dhe mediave?

Prej kohësh, institucione të pavarura, organizata të shoqërisë civile dhe ekspertë të mjedisit kanë ngritur shqetësime serioze mbi:

            •          Ndotjen e ajrit dhe ujërave në zonën e Fierit,

            •          Kompensimin minimal për dëmet në pronat e banorëve,

            •          Mungesën e transparencës për pagesat ndaj shtetit shqiptar.

Përse nuk ka auditime të pavarura?

 Përse institucionet publike heshtin?

Pse nuk ka reagim politik dhe mediatik?

Zjarr Televizion ka nisur një investigim të zgjeruar, për të zbardhur marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe Bankers Petroleum, ndikimin real në komunitetet vendore, dhe më e rëndësishmja: ku shkojnë paratë nga pasuritë natyrore të Shqipërisë?

Ky nuk është vetëm një hetim për një kompani të huaj. Është një pyetje thelbësore: Kush përfiton nga nafta shqiptare – qytetarët, apo një grusht njerëzish në hije?

Zjarr Televizion nuk do të heshtë. Investigimi ynë do të sjellë dokumente, dëshmi dhe fakte që deri më sot janë mbajtur larg publikut.

Zjarr Tv Ad