Damian Gjiknuri e Rudina Hajdari, dy bashkëkryetarët e komisionit të formatuar të reformës zgjedhore, pas djegies së mandateve nga deputetët e opozitës, do zhvillojnë të martën mbledhjen e parë të tij.
Ndërkohë përmes një letre drejtuar PD-së, ku informojnë mbledhjen e Komisionit, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjoncaj, kërkon nga demokratët të dërgojnë emrin e vëzhguesit, i cili sipas ndryshimeve të miratuara në seancë plenare, do të gëzojë të njëjtat të drejta që u përkasin dy bashkëkryetarëve.
“Jeni të ftuar të caktoni një përfaqësues të subjektit tuaj politik, për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit” thuhet në letrën që Kuvendi i dërgon sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi.




