Reshjet e dendura të shiut bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës, Policia e Shtetit: Ja akset ku devijohet lëvizja

0
0

Policia e Shtetit ka bërë apel për kujdes në rrugë pas përmbytjes në autostradën Tiranë-Durrës. Pranë hyrjes së qytetit bregdetar, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes çka e bën të pamundur qarkullimin normal të makinave.

Për këtë arsye për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore njofton se do të ketë një devijim të lëvizjes.

•Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë.

•Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë.

“Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve”, njoftoi policia.

Prej mëngjesit të sotëm Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq me reshje të shumta shiu çka ka krijuar probleme të shumta sidomos në Durrës dhe Lezhë.

Zjarr Tv Ad