Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka folur jashtë Kuvendit për rezolutën e Srebrenicës, që pritet të votohet në Kuvend. Balla tha se dokumenti i hartuar është punuar nga ekspertët më të mirë, në komunkim me institucionet zyrtare.
Ndërkohë i pyetur në lidhje m e rezolutën e paraqitur nga Berisha muaj më parë dhe që nuk kaloi në Kuvend, ai tha se po tenton të lajë fajet, duke e akuzuar kreun aktual të PD se ka mbështetur, furnizuar makinerinë e luftës dhe genocidin me naftë.
Balla: Ky dokument theksohet qartë qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe momentet e tjera me cdo forme genocidi. Rezolutat janë dokument zyrtar, që tregojnë dinjitetin e një kombi. Dokumenti është punuar nga ekspertët më të mirë, në komunkim me institucionet zyrtare.
Dokumenti është më i gjerë, në asnjë moment Kuvendi nuk do të lejohet të përdoret nga axhenda personale , që të luajë për kredibilitet apo përfitime personale. Ne do ecim me nje axhendë komplekse. Do të kemi në vijim një dokumet tjeter për luftën, krimet në Kosovë, për të sqaruar gjithcka që lidhet me luftën ne Kosovë dhe për të ngritur lartë luftën e UCK-së.
Rezoluta do të miratohet mbi bazën e një dokumenti dinjitoz.
Individi që nuk kanë punuar një ditë të vetme për interesat kombëtare, por kanë qëndruar në krahun e atyre që kanë bërë genocide, duhem lënë jashtë.
Në Kuvend PS ka mbështetur 11 rezoluta dhe deklarata, ku në 2 prej tyre është denuar genocide serb. Ata që kanë mbështetur, kanë furnizuar makinerinë e lufte dhe genocidin me naftë, të lajnë fajin e tyre.




