Votimi kundër rezolutës për njohjen e gjenocidit serb në Srebrenicë nga ana e mazhorancës, ka shkaktuar një debat të madh në rrjet. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se mban anën e Serbisë dhe Aleksandër Vuçiç, duke mos votuar këtë rezolutë, por socialistët deklaruan dje se nuk do të votojnë asnjë rezolutë që firmoset nga Berisha.
Ndërkohë, kryeministri Rama ka publikuar videon, ku ambasadori dhe përfaqësuesi i Përhershëm i vendit tonë në OKB, Ferit Hoxha ka folur në Këshillin e Sigurimit në New York dhe ka dënuar në emër të Shqipërisë genocidin e Serbisë në Srebrenicë.
Rama shkruan se kjo video është “për ata që akoma budallallepsen nga shejtanbudallallëqet e një të damkosuri botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë”.




