Një debat i gjerë është ngritur pasi kryeministri Edi Rama pak ditë më parë çoi në “riedukim” gazetarin Klevi Muka, pas pyetjes që i bëri ministres Olta Xhaçka, pyetje e cila sipas kryeministrit nuk ishte etike.
Kjo ka bërë që gazetarët të ndahen në komente “pro” dhe kundër në rrjetet sociale. Disa e quajnë pyetjen e gazetarit Muka si të keqformuar dhe larg standarteve gazetareske, e të tjerë që thonë se gazetarët nuk mund të ngrihen në protestë kundër sjelljes së Ramës, pasi pronarët e televizoneve ku punojnë “paguhen” nga Rama.
Disa nga reagimet e gazetarëve në rrjetet sociale:
Fatjona Mejdini
Pyetja e gazetarit te A2CNN ishte e formuluar keq dhe larg standarteve gazetareske, e bere pa qellim per te nxjerr informacion. Gjithsesi, eshte e padegjuar dhe ne shkelje te plote te lirise se medias perjashtimi nga konferencat e shtypit ne formen e ‘riedukimit’ te gazetarit. Aq me teper kur kjo mase ‘etike’ vendoset live nga vete kryeministri. Kryeministria eshte nje institucion publik i cili e ka per detyre te jete i hapur dhe llogaridhenes, te pakten ne vendet demokratike….
Habjon Hasani
Mbi protesten e neserme te gazetareve:
1. Reagimi i shoqatave te gazetarise per rastin Klevin Muka eshte standard i dyfishte sepse te njejtat shoqata kane heshtur kur per here te pare kjo mase anormale u aplikua mbi gazetaren Ambrozia Meta.
2. E mira eshte qe kur te gjykojme mbi reporteret duhet te bejme nje ndarje me bisturi; raporti i reportereve me zyrtaret publike dhe raporti i reportereve me pronaret e tyre.
Eshte shume i rendesishem ky parim.
3. Historia ka treguar se shume prej atyre qe ankohen sot; kane heshtur dje per gazetarin Fatos Mahmutajn dhe kjo eshte gjithashtu standard i dyfishte.
4. Shume nga reporteret qe promovojne protesten e neserme per kolegun e tyre kane gjithe te drejten e botes te ankohen per sjelljen e Edi Rames, por nga ana tjeter shifni ndonjehere dhe Buletinin e Prokurimeve Publike, apo VKM e koncensioneve e transferimit te pronave shteterore se aty keni pronarin tuaj.
Une e kam te veshtire te besoj se ju po sfidoni Ramen ndersa pronari juaj eksitohet kur Rama i zgjat doren per ta takuar nje here ne vit. Içik problem kjo pjese; ka diçka qe nuk shkon.
5. Edi Rama nuk eshte fare diktator; por sigurisht qe ai eshte patronazhisti me i talentuar i ndereve dhe favoreve qe prej themelimit te shtetit shqiptar.
Favore nga ku burojne dhe rrogat tuaja.
6. Gazetaret dhe media ne teresi po perballet me dizavantazhin strategjik te nje opozite te shkerrmoqur; nese do kishim nje opozite me te forte do ishte me produktive puna e gjithesecilit.
Por ne kete pike Rames i duhet me doemos qe te mos i diktohet pushteti okult qe ka ngritur ndaj mos u habisni sikur keto ndeshkimet riedukuese qe ai ben; apo keto protestat qe ju beni, ne fakt te jene dhurate e çmuar per te; nje strategji PR e tij per te dhene idene sikur ne kete vend media shqeteson kryeministrin.
E verteta eshte qe ky kryeminister eshte teresisht i pashqetesuar nga media; se te ishte ndryshe do kishin dale ne shesh kontratat korruptive te boseve te televizioneve per te cilat ju punoni.
7. E fundit. Ska nevoje fare te protestoni neper sheshe; nese kryeministri ndeshkon Ambrozian dhe Klevinin; merrni mikrofonin dhe perseritni me radhe pyetjen e tyre. Kaq duhet.
Keto tjerat jane shoëbizz; ne favor te Rames.
Bledian Koka
“Riedukimi” i Klevi Mukes, nje lajm i mire!
Ne vitin 2002, Edi Rama sulmoi asokohe gazetaren e Shijak TV Ornela Joti per nje pyetje mbi fondet e kumbullave milioneshe duke e akuzuar se ajo po bente “prostitucion mediatik”. Mjaftoi nje pyeteje e thjeshte per shfazuar me te tej te shfazuarin. Ishte e hera e pare qe nje politikan guxoi te sulmonte ashper nje gazetare (e shkelqyer si Ornela) vetem sepse ajo i doli nga skenari. Elja Zotka nga viti 2006 deri ne vitin 2013 mori si pergjigje per cdo pyetje te saj ndaj Edi Rames vetem pergjgjen “Te fala Sandrit”. Mbas 2013 Sandri mori “te falat” dhe Elja me ne fund pergjigje per pyetjet e saj. Raporti i despotit me mediat eshte ndertuar ne menyre te tille qe milionat per pronaret te intimidonin gazetaret. Ne vitin 2018, Ambrozia Meta vendosi nje model te ri raporti pyetjesh gazetar-kryeminister. U desh Ambrozia qe te rikthente pyetje-gazetareske derisa ajo e pagoi pak muaj me pare me 3 muaj “riedukim”. Sot ishte rradha e Klevi Mukes te futet ne “riedukim”. Une nuk mendoj qe viktimizimi “shiko se cfare ben Rama me gazetaret” eshte zgjidhje. Ajo qe me pelqen eshte qe gazetaret perballe kryeministrit e kane kuptuar qe vetem kjo eshte menyra sesi i do mushka drute. Sepse per 5 minuta lavdia eshte e gjitha e tyrja, ndersa deshtimi perballe zullumit i gjithi i kryeministrit! Cdo dite e me shume gazetaret qe daline perballe Edi Rames jane bere si muri gomes qe sa me shume i godet Rama, aq me shume ata e kthejne goditjen mbrapsh. Me kete ritem muri i gomes do reagoje aq fort sa cekimi qe godet do i bjere kokes atij qe e gjuan.
p.s…Keshtuqe, urime Klevi per “Riedukimin”…, ky eshte nje lajm i mire!.
Osman Stafa
OSE TREGOJMË SE JEMI GAZETARË, OSE MË MIRË TA LËMË, SE S’DIMË TA BËJMË
Gazetarët duhet të reagojnë pas veprimeve të përsërituara të Kryeministrit për të dënuar gazetarët, që për 3 muaj s’kanë të drejtën e pyetjes nëse ata nuk bëjnë pyetjen që do kreu i qeverisë. Kjo është e turpshme. Në çdo vend të botës, nëse do të ndodhte diçka e tillë, gazetarët do të të hanin për së gjalli, ndërsa në Shqipëri ne vendosim që ky standard i Ramës të bëhet rrugë. Nëse Ramës i bëhet një pyetje që atij si pëlqen ai të “internon”. Ku janë shoqatat e gazetarëvë? Kur do flasin? Apo do mjaftohen vetëm me një status në facebook?
Gazetari ka pyetjen, hiqi dhe këtë dhe çfarë i mbeti?
Ambrozia Meta dhe Klevin Muka janë të parët gazetarë të cilëve Rama u ka ndaluar të bëjnë pyetje për 3 muaj. Nese s’ka reagim, do kalojmë të gjithë në “internim” sepse KM si pëlqen pyetja!




