E enjte, Korrik 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Rigerta Loku ka treguar se me kë parti do të hyjë në...

Rigerta Loku ka treguar se me kë parti do të hyjë në zgjedhje…

0
82
Zjarr Televizion Adccccc

Rigerta Loku, fermerja nga Mirdita, ka vendosur t’i bashkohet “Nismës Thurje”, për zgjedhjet Parlamentare të 25-së prillit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Rigerta u shpreh se; vendosi të angazhohej me Nismën për “të qenë një zë i lirë”, drejt “ndryshimit të situatës politike”. Ajo hodhi poshtë pretendimet, se ka pasur kërkesa për angazhim nga partitë e mëdha.

Zgjodha Nismën, pasi ajo m’u duk parti e re me gjak dhe njerëz të ri, që kanë vërtetë dëshirën për ta ndryshuar këtë vend. Mendoj dhe jam e bindur se për derisa ndryshimi nuk ka ardhur nga të njëjtët njerëz, nuk do të vijë nga të njëjtët njerëz, politika shqiptare ka nevojë për të rinj, që e duan realisht këtë vend“,– u shpreh Rigerta Loku.

Në vitin 2013-të, Rigerta qe përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të partisë së Bamir Topit, Fryma e Re Demokratike dhe për këtë gazetari Eno Muja, e pyeti se përse pas kësaj periudhe ajo vendosi t’i rikthehej politikës.

Kam qenë shumë e re dhe ka qenë një lëvizje, që duhej bërë për të parë se si funksionojnë mekanizmat politikë, sot disa vite më pas shoh se Nisma Thurje, është krejt ndryshe, nuk është e Rudina Hajdarit, por e shumë intelektualëve, njerëzve që e duan Shqipërinë,”,– u shpreh Rigerta Loku, duke pretenduar se partia e re, është kolegjiale dhe jo e vetëm një politikani, por e gjithë njerëzve që e duan të vërtetën dhe lirinë.

E pyetur se çfarë do të bëjë ndryshe nga politikanët aktualë, Loku tha se; do të angazhohet për të përfshirë në vendimmarrje të gjithë qytetarët, për një mirëmenaxhim të resurseve natyrore.

Zjarr Tv Ad