Rikthehen reshjet në vend/ Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Shkodra, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra më të rrezikuarat nga përmbytjet

Share

Instituti i Gjeoshkencave informon se nesër, e enjte, dt. 26, do të ketë reshje me intensitet të lartë. Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër të gjithë qarqet mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. 

Sot pasdite) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta. Nesër priten reshje shumë intensive në qarkun Shkodër.

Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive dhe intensive në qarqet Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër, raporton Instituti i Gjeoshkencave. Në qarqet Elbasan dhe Fier priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në të gjithë qarqet priten shtrëngata.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë nesër në bregdet: 11 / 17°C, në vendet e ulëta: 12 / 18°C, në vendet malore: 3 / 13°C. Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet e fortë. Nesër era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet e fortë deri shumë e fortë.

Read more

Local News