Presidenti i vendit, Ilir Meta ka komentuar nga Kosova, zgjedhjen e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike. Ai tha nga Juniku se duhet respektuar vota dhe vullneti i qytetarëve
“Në demokraci duhet respektuar vota dhe vullneti i qytetarëve”, tha Meta.
Teksa shoqërohej nga presidentja Vjos Osmani, Meta ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se i përmbush të gjitha standardet për të qenë pjesë e kësaj organizate.
“Është një aplikim që meriton mbështetjen e të gjithëve dhe i shërben afrimimit të vlerave europiane dhe më shumë në rajoni tonë dhe jo vetëm Kosovës”, u shpreh Meta.
Ndërsa, Osmani ka thënë se janë duke punuar që të kenë votat e mjaftueshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës.




