Në një kohë kur procesi i numërimit të votave në qarkun e Tiranës është duke vijuar në ditën e katërt të saj, qytetarët përpos verdiktit të tyre për politikanët dhe forcën politike që kanë dashur t’i drejtojë, nuk kanë qëndruar dhe pa shprehur “dashurinë” e tyre ndaj kandidatëve dhe partive.
Një votues ka zgjedhur që mbështetjen e tij për Partinë Socialiste dhe një prej kandidatëve të saj ta japë në një mënyrë të pazakontë.
Siç shihet dhe në foton e mëpotshme, ky qytetar në vend që të vendoste “X” ose “+”mbi kutinë e partisë apo dhe të kandidatit, ka vendosur që të vendosë zemër mbi kuadratin e Partisë Socialiste dhe atë të kandidatit Ervin Hoxha.
Kjo votë, u konsiderua si e vlefshme nga komisionerët, pasi shenja identifikon qartë subjektin politik dhe nuk krijon paqartësi.





