Rrëfehet gardisti që plagosi shokun në Tiranë: Ja çfarë ndodhi

0
14

Me sa duket plagosja e mbrëmjes së djeshme në Tiranë, me autor gardistin Florjan Hysa në rrugën “Ramadan Çitaku”, në kryqëzim me rrugën e “Balshajve” ka ndodhur nga pakujdesia.

Të paktën kështu ka rrëfyer në polici gardisti 22 vjeçar,  në dëshminë e tij.

Sipas tij, ai dhe i plagosuri kanë qënë miq me njëri-tjetrin, ndërsa mbrëmjen e djeshme kanë qënë bashkë duke luajtur me armë dhe e ka plagosur pa dashje. Pas ngjarjes ai deklaron se e ka çuar në spital së bashku me të vëllain e të plagosurit.

Ndër të tjera mësohet se Hysaj kishte pak kohë që kishte filluar punën ë Gardën e Republikës dhe nuk shoqëronte ndonjë person të caktuar.

Zjarr Tv Ad