Për më shumë se katër orë, një shtetas gjerman ka qëndruar i zhdukur në Brezovicë. Bëhet fjalë për një gjerman të quajtur Patrik, i cili ka ardhur i vetëm në Kosovë dhe ka shpëtuar i gjallë vetëm falë mobilizimit dhe pajisjeve adekuate që kishte me vete.
Dje rreth orës 17:00 u dha lajmi se shtetasi gjerman që po qëndron për pushime në Brezovicë, kishte humbur. Atë kohë pati një mobilizim të Klubit Alpin “Dardania” e Klubit Alpin “Prishtina” që nën menaxhimin e shoqatës “Skijimi” kërkuan për disa orë për personin e humbur.
Sipas informacioneve, personi ka humbur nga shkaku i mjegullës.
“Pasi e ka zënë mjegulla ka mbetur aty në të ftoftë dhe nuk ka mundur të lëvizë. Ka qenë i pajisur me pajisje adekuate përndryshe nuk do të mund t’i mbijetonte të ftohtit deri në mëngjes”, thanë nga Klubi Alpin “Dardania”.
Patriku është gjetur mbrëmë rreth orës 21:00.
Momentalisht mësohet se ai është mirë me shëndet vetëm pak i tronditur nga rasti dhe po vazhdon të qëndrojë në Brezovicë.
Lajmi për humbjen e tij u bë nga Klubi Albin ‘Dardania’ të cilët përmes disa imazheve kanë bërë të ditur se ekipi i tyre është duke marrë pjesë në aksionin për gjetjen e shtetasit gjerman.
“Ekipi i kërkim shpëtimit të Klubit Alpin Dardania merr pjesë në aksionin për gjetjen e shtetasit gjerman i cili u humb në Malet e Sharrit në ditën e sotme. Urojmë që raste të tilla të ketë sa më pak!”, shkruhet në njoftimin e tyre.




