E hënë, Maj 11, 2026
Ballina Aktualitet “Rreziku nga hantavirusi në Shqipëri, shumë i ulët”/ ISHP: Nuk ka vend...

“Rreziku nga hantavirusi në Shqipëri, shumë i ulët”/ ISHP: Nuk ka vend për panik! 

0
7

Instituti i Shëndetit Publik njofton se rreziku nga hantavirusi në Shqipëri, infeksioni që ka shpërthyer në një anije turistike të huaj, është i ulët.

Në një deklaratë për mediat, ISHP theksoi se hantavirusi transmetohet rrallë nga njeriu te njeriu, ndërsa theksoi se janë ndërmarrë masa paraprake për zbulimin në kohë të çdo rasti, si dhe për monitorimin e kontakteve.

“Nuk ka fare rrezik. Rrisku për Shqipërinë dhe kontinentin është shumë i ulët. Nuk ka asnjë lloj kufizimi të udhëtimeve dhe tregtisë, jo vetëm për shtetasit shqiptarë por edhe për europianët. Vlerësimi bazohet në disa kritere, së pari sepse nisur nga shpërthimi në anijen turistike, lloji i brejtësit që është rezervuar për virusin nuk ekziston në Europë dhe Shqipëri. Hantaviruset janë një grup i madh virusesh, lloji i zbuluar në anije transmetohet në raste të rralla nga njeriu te njeriu, por brenda kontakteve të ngushta dhe të zgjatura familjare”, tha zyrtari i ISHP-së.

Megjithëse rreziku mbetet i ulët, ISHP tha se janë në gatishmëri të çdo rasti të dyshuar. Po ashtu përjashtoi rrezikun e një pandemie si ajo që shkaktoi COVID-19, duke shtuar se mund të ketë vetëm shpërthime të lokalizuara.

“Janë marrat e ISHP, si përforcimi i survejancës në lidhje me raste të dyshuara, shpërndarja e informacionet në të gjithë shërbimet e sëmundjeve infektive në të gjithë vendin, në të gjitha hyrjet detare e tokësore e ajrore për përforcues të survejancës dhe marrjen e masave të shëndetit publik në lidhje me mjetet kryesore parandaluese dhe veshjet mbrojtëse. Po kryhet edhe uebi informues për të qenë më të përditësuar me shenjat dhe simptomat e hantavirusit, dhe zbulimin në kohë të çdo rasti të dyshuar dhe izolimin e çdo rastit ë dyshuar nëse do të ketë dhe monitorimin e kontakteve.

Shqipëria ka kontakte të vazhdueshme me Organizatat botërore te Shëndetësisë por edhe me vendet e rajonit, veçanërisht me Greqinë, e cila kishte një rast të shpërthimit. Themi se nuk ka fare vend për panik, shërbimi shëndetësor në të gjithë vendin është i gatshëm për të identifikuar sa më shpejt çdo rast të mundshëm. ISHP ka të gjitha kapacitetet për kryerjen e diagnozës dhe dhënien shumë shpejt të rezultatit.

Nuk ka shans fare për pandemi se nuk transmetohet te nga njeriu te njeriu, rreziku për shpërthime të lokalizuara është shumë i ulët”, tha zyrtari i ISHP.

Zjarr Tv Ad