Rudina Hajdari e thotë troç: Berisha më i forti përballë Ramës

0
0

Rudina Hajdari, e ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se aktualisht nuk shikon asnjë figurë më të fortë se Sali Berisha që t’i dalë përballë Edi Ramës.

“U gjykua që zoti Berisha ishte e vetmja kandidaturë që të ishte përballë zotit Rama, më i forti. Ndoshta, ky mund të jetë një realitet. Unë ende nuk shikoj një figurë të fortë brenda Partisë Demokratike që mund t’i bëjë ballë, se duhet të jetë atillë. Që të shkosh përballë tij nuk është e lehtë. Edhe të shkosh përballë Edi Ramës nuk është e lehtë. Ndaj, këta që janë sot, që po mundohem të lëvizin gurët, që është një gjë shumë normale, por mbas 11 majit, në momentin që nuk u morën këto parasysh, ideja ishte le të krijojmë një ekip të fortë që të bëjmë kontrastin midis qeverisë Rama dhe asaj që do vijë me një ekip të ri, sepse Partia Demokratike i ka të gjitha resurset, i ka të gjithë njerëzit e duhur për ta bërë këtë gjë. Nuk u mor kjo parasysh? Dakord. Erdhi 11 maji, u humbën zgjedhjet, u humbën zgjedhjet lokale, u humbën zgjedhjet e përgjithshme, u vodhën vota… Pa dyshim, ka edhe nga ato raste që u vodhën votat, por ne si parti çfarë do bëjmë? Do vazhdojmë prapë? Ka një problem, që nuk kemi një ndarje nga e kaluara.

E para, të pranojmë gabimet; E dyta, të themi që ky është gabimi që kemi bërë dhe ky gabim nuk do përsëritet më. Pra, dhe zoti Berisha, kur erdhi më 11 dhjetor, bëri atë konventën, edhe ai erdhi me një premtim, ndryshoi disa gjëra në statut dhe unë isha dakord me ato ndryshime. Atëherë, pse nuk po i zbatojmë këto? Pse nuk po flasim të paktën në forumet e Partisë Demokratike për këto tema? Pse nuk është mbledhur Këshilli Kombëtar që prej asaj kohe për të diskutuar mbi këto tema, sepse janë ndryshimet e zotit Berisha dhe ishin të drejta. Unë isha shumë dakord që nenet Basha të ndryshoheshin, pra që kur kryetari humbet zgjedhjet e përgjithshme të japë dorëheqje, kur humb një palë zgjedhje lokale të vihet në diskutim. Të gjitha këto nuk ndodhën, prandaj jemi këtu”, tha Hajdari.

Sipas Rudina Hajdarit, nuk ka një rast të vetëm që në forumet e PD-së është dhënë një mendim ndryshe.

“Mendimin mund ta thuash, po a merret parasysh… PD-ja do t’i fitonte zgjedhjet me këtë listë që kishte me 11 maj vetëm po të ishin listat e hapura 100% dhe mos kishte lista të mbyllura. Sepse sot në Parlamentin shqiptar kemi njerëz që kanë marrë 20 000 vota dhe nuk janë sot deputetë në Partinë Demokratike”, shtoi më tej Hajdari.

Zjarr Tv Ad