Sali Berisha i kërkon ndjesë Bullgarisë si kryetar i PD: Edi Rama është një aventurier, nuk e di ç’është miqësia mes vendeve

0
102

Sali Berisha i ka kërkuar ndjesë popullit bullgar dhe Bullgarisë, për qëndrimin që kryeministri Edi Rama mbajti dje në Samitin e Brukselit. Si kryetar i PD, ai ka thënë se kundërshtari i tij politik është një aventurier.

Në një konferencë me gazetarët që e bën çdo të premte, Berisha është shprehur se Shqipëria me Edi Ramën në krye është kthyer në një Beograd të vogël. “Në fakt ai është i martuar në kuptimin që ka qejf ai me Aleksandër Vuçiç”, tha Sali Berisha.

“Në emër të PD i kërkojë ndjesë popullit bullgar dhe qeverisë. Ky nuk është mendimi i popullit shqiptar, por i një aventurieri që nuk di se çfarë është miqësia mes vendeve. Nuk mund të ketë kurrë një arsye që kryeministri i vendit t’u tregojë turpin bullgarëve dhe Bullgarisë, përveçse një njeri që turpëron çdo shqiptar me qëndrimet e tij.

Këto dëshmojnë se Shqipëria ndodhet në një moment jashtëzakonisht të veçantë. Tirana është shndërruar në Beogradin e vogël. Edi Rama fliste për martesë, një i përdalë në rrafshin politikë dhe diplomatik. Në fakt ai është i martuar në kuptimin që ka qejf ai me Aleksandër Vuçiç”, u shpreh ish-kryeministri dhe kryetari aktual i PD.

Zjarr Tv Ad