Ish-kryeministri Sali Berisha, pak para nisjes së protestës së qytetarëve para Kryeministrisë, për rritjen e çmimeve, ka publikuar një foto të disa personave me aftësi të kufizuara.
Në foton e publikuar në “Facebook”, shihet se këta qytetarë kanë shkuar në protestë me karrocat që përdorin për të lëvizur.
Përmes kësaj pamje, Berisha i tregoi kryeministrit Rama se protestuesit nuk kanë “X5”, ashtu si ai deklaroi disa ditë më parë.
“Këta janë protestuesit me X5!? Turp! Sb”, shkruan Berisha.





