Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i PD Sali Berisha, ka kritikuar qeverinë për gjendjen e sistemit arsimor. Në një takim këtë pasdite me ekspertë të arsimit, ai u shpreh se janë mbyllur 620 shkolla, ndërsa është trefishuar numri i burgjeve.
“Shkollat në Shqipëri mbyllen njëra pas tjetrës. Janë mbyllur 620 shkolla. Ndërkohë është dyfishuar numri i policëve. Është 2-3-fishuar kriminaliteti. Janë 2-3-fishuar burgjet. Aksioma e njohur, ‘hap një shkollë të mbyllësh një burg’, këtu është shndërruar ‘mbyll një shkollë, të hapësh një burg’”, u shpreh Berisha.




