“Sali Berisha më ka dhënë këshilla”, rrëfimi ndryshe i Floriana Garos, zëdhënësja e Rithemelimit tregon më kë do ta kalonte ditën

0
210

Floriana Garo, anëtare e PD së rithemeluar dhe zëdhënëse e grupimit që përfaqësohet nga Sali Berisha, vjen me një rrëfim ndryshe për jetën e saj, karrierën politike tashmë dhe familjen e saj.

“Të ka dhënë ndonjë këshillë zoti Berisha si njeri pa diskutim me shumë eksperiencë dhe përvojë në këtë fushë? Ti duke qenë e re, edhe grua besoj, sepse sigurisht është një sfidë më vete dhe ky fakt”, ka qenë kjo pyetja që Rudina i ka drejtuar Garos, pas angazhimit të saj në politikë.

“Ai më ka dhënë disa këshilla që unë mundohem t’i kem parasysh gjithmonë. Mbi të gjitha, ka thënë që nëse do të jesh në politikë, ti duhet të bëhesh avokatja e njerëzve, pra t’i mbrosh ata, t’i mbrosh të gjitha dëshirat dhe synimet e tyre dhe kur ata janë të pambrojtur, ti duhet të jesh aty për të folur dhe për të luftuar për ta.

Dhe krahas saj, të qëndroj grua e qetë në debate televizive, ishte kënaqësi kur e dëgjova nga zoti Berisha këtë gjë. Zoti Berisha ma ka shprehur qartazi që nuk është mirë sepse edhe shikuesi nuk të kupton siç duhet, ka një tjetër perceptim kur je duke bërtitur dhe duke thënë atë që në qetësi e thua kur të vjen radha për të folur”, ka treguar Floriana Garo.

Më tej, gjatë rrëfimit të saj ajo ka treguar edhe sesi e thërret familja. Një emër që padyshim që askujt nga ne nuk i ka shkuar në mendje. “Unë kam një emër tjetër, që jo shumë njerëz e dinë që është Lola. Lola mua më thërret familja ime”, ka treguar ajo.

Rudina Magjistari: Ëndrra që ke akoma në sirtar?

Floriana Garo: S’e di, jo, s’kam ndonjë ëndërr.

Rudina Magjistari: Nëse do të kishe mundësi të shpenzoje një ditë të tërë me një person që nuk jeton më, cili do të ishte?

Floriana Garo: Që nuk jeton më? Është një person i imi që…është private dhe nuk kam dëshirë ta ndaj.

Rudina Magjistari: Që nuk jeton më? Njeri i familjes?

Floriana Garo: Po.

Zjarr Tv Ad