Salianji fiton gjyqin në Apelin e SPAK ndaj Kokalarit, gjykata i jep pafajësi deputetit të PD dhe për akuzën e fyerjes!

0
58

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka fituar gjyqin në Apel ndaj Evi Kokalarit. Apeli i GJKKO-së ka vendosur të lënë fuqi vendimin e Shkallës së Parë ndaj deputetit demokrat.

Ai është shpallur i pafajshëm për akuzat e shpifjes dhe fyerjes në drejtim të Kokalarit.

Vendimi për deputetin demokrat është dhënë nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Saida Dollani, Miliana Muça dhe Daniela Shirka.

Kokalari paditi Salianjin në SPAK pas akuzave se ai e kishte fyer dhe kishte shpifur duke thënë se bashkëshorti i saj është anëtar i Agimit të Artë në Greqi.

Fillimisht GJKKO vendosi të dënojë Salianjin me 50 mijë lekë gjobë por më pas Apeli vendosi të rrëzojë këtë vendim duke e shpallur demokratin të pafajshëm.

 

Zjarr Tv Ad