Salianji në krah të Flutura Açkës: Opozita është me fat që ka një personalitet të tillë

0
237

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka marrë pjesë në prezantimin e librit të ri të shkrimtares Flutura Açka, e cila është gjithashtu deputete e PD.

Salianji shkruan se politikanët e mendimit dhe autorë si Açka, janë rralluar shumë, ndërsa shton se opozita është me fat që ka një personalitet të tillë.

“Një pasdite me shkrimtaren dhe kolegen tonë të dashur Flutura Açka !

Me librin e saj të fundit “Tulipanë të vonuar” na fton të ndahemi nga rutina shpesh e zhveshur nga perceptimet e verteta.

Politikanet e mendimit dhe autorë, si Açka, janë rralluar shumë! Jemi me fat për një kolege si Açka, si miq e më shumë Opozita shqiptare per një personalitet të tillë! ” Tulipanet mund të jenë të vonuar”, vullneti për t’i lexuar, jo”, shkruan Salianji.

Kujtojmë se opozita mban qëndrime të ndryshme për mënyrën si duhet të zhvillohet procesi i negocitave për zgjedhjen e Presidentit.

Më herët Salianji tha se Partia Socialiste nuk ka legjitimin për të zgjedhur Presidentin e vetme, ndaj sipas tij i takon PD të therrasë në mbledhje të gjithë deputetet opozitarë, për të dakortësuar kriteret që duhet t’i ketë pasardhësi i presidentit Ilir Meta.

Zjarr Tv Ad