“S’do ketë më kurrë djegie mandatesh dhe bojkot të zgjedhjeve”, Këlliçi për Kuvendin Kombëtar: I arriti pritshmëritë

0
101

Deputeti demokrat Belind Këlliçi komentoi Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, duke thënë se janë marrë marrë vendime, është shpalosur një platformë dhe u kalua një rezolutë.

“Kuvendi i arriti pritshmëritë. Pati një vendimmarrje që për herë të parë në tre vitet e ardhshme, 40 për qind e strukturave drejtuese do përbëhet nga gra dhe zonjusha, kemi edhe të rinjtë. Ka shumë nevojë që të rinjve t’iu krijojmë një mjedis komfort për të ardhur, për tju hapur dyert”, tha deputeti Këlliçi.

Ai tha në një intervistë në “Syri tv” se në rezolutë janë distancuar nga praktika e djegies së mandateve, bojkoti i zgjedhjeve, ndërsa shtoi se i kanë dedikuar një kuotë përfaqësimi në Këshillin Kombëtar diasporës.

“Në rezolutë jemi distancuar përfundimisht nga djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve, lobimi me mjete financiare ekstraligjore, lobimet në punët e brendshme të shteteve të huaja dhe për herë të parë është dedikuar një kuotë përfaqësimi në Këshillin Kombëtar për diasporën dhe emigracionin.”- u shpreh Këlliçi.

Zjarr Tv Ad