E mërkurë, Prill 8, 2026
Ballina Aktualitet Seanca zgjat 12 minuta! Mes zhurmës, votohen nen për nen 10 projektligje...

Seanca zgjat 12 minuta! Mes zhurmës, votohen nen për nen 10 projektligje në Kuvend

0
40

Edhe këtë të enjte, opozita vendosi të vazhdojë me mosbindjen e saj civile në parlament, duke bërë që seanca plenare të mos zgjaste më shumë se 12 minuta.

Deputetët e opozitës u futën në parlament me pankarta në duar dhe u bënë “gardh” para foltores.

Në momentin e nisjes së seancës nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, deputetët ndezën zhurmuesit dhe kërkonin largimin e gardës nga salla.

Po ashtu ata kërkonin vendet e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Na jep komisionet hetimore,” i drejtohet Salianji, Nikollës.

Në këtë situatë, ashtu si edhe po ndodh prej disa muajsh, mazhoranca votoi projektligjet e ditës në pak minuta dhe mbylli seancën.

Zjarr Tv Ad