Sekuestrimi i pasurive të 3 gjyqtarëve, a do të ketë të tjera? Përgjigjen Arben Kraja

0
19

Kreu i SPAK, Arben Kraja në një deklaratë për mediat pas mbledhjes në kuadër të ditës së Drejtësisë, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjet ende të pazbardhura.

I pyetur nga gazetari i ‘FaxNews’, Elvis Myrtaj nëse do të ketë sekuestrime të tjera për gjyqtarët, Kraja u shpreh se për çdo person që do të ketë prova do të sekuestrohen.

Kraja gjithashtu bëri me dije se për krimet zgjedhore kanë filluar të hetohen 40 çështje.

Arben Kraja:

Ne ishim mbledhur këtu në simbol të kësaj dite.

Ne i kemi vlerësuar të gjitha rastet që kanë ardhur, kanë  filluar 40 çështje për krimet zgjedhore.

Për database, jemi duke hetuar, ka pasur një problematik me kompaninë që nuk na i ka dhënë.

Në lidhje me sekuestrimin e pasurive të gjyqtarëve, për çdo person që do të ketë prova do të sekuestrohen.

Zjarr Tv Ad