Shehaj publikon kontratën mbi 6 mln euro që koncesionari i inceneratorit Fier bëri me një kompani italiane: Çfarë shkruhej në letrën dërguar Farudin Arapit! Rama ka qenë në…

0
49

Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj ka publikuar një kontratë që koncesionari i inceneratorit të Fierit ka bërë me një kompani italiane. Sipas Shehajt, kjo kontratë ka vlerën prej 6 milionë e 637 mijë euro.

Po ashtu, sipas Brisida Shehaj kryeministri Rama ka qenë prezent kur është bërë testimi i këtij inceneratori në 4 prill 2021 dhe ministrja Balluku nuk e kishte informuar, që duhet ishte marrë në dorëzim prej një muaji.

“Në 6 qershor 2018 kompania që ndërton inceneratorin e Fierit, lidh një kontratë me një kompani italiane furnizimi. Kjo kontratë ka vlerën prej 6 milionë e 637 mijë euro. Në fakt është dhe zemra e inceneratorit. Në këtë kontratë çuditërisht na del për herë të parë edhe kompania Pol Ruth energy SRL. Kjo kompani është kompania që fitoi koncesionin për 30 vjet të inceneratorit të Tiranës, ajo që do merrte 29 euro për ton, për inceneratorin që nuk ekziston.

Në 8 shkurt kjo kompani bën një letër dhe ja dërgon zotit Farudin Arapit. Këtu faktet janë skandaloze. Kompania bën me dije se në 2020 ka firmosur një shtojcë kontrate me Zoton, sepse kompania i detyrohej 2.5 mln euro kompanisë Ruth për të gjitha punimet që ishin kryer dhe i detyrohej 600 e ca mijë euro që do kryheshin. Firmoset shtojca, ITS e Zotos merr përsipër të bëjë pagesat, bëhet një pagese e vogël dhe më pas bllokohet.

Zotëria i thotë Farudin Arapit se detyrimet janë 2.5 mln euro. Me marrëveshje që kalimi i pronësisë së mallrave do të bëhet pas pagesës së plotë të çmimit për mallin e sjellë. Pra Ruths i thotë se pronari i asaj vepre jam unë deri ditën që do bëhet pagesa.

Më 27 janar i thotë  për asistencën e montimit të furrë kaldajës dhe momenti tjetër që është qesharak, asistencë për vënie në punë e cila ka patur si moment kryesor aktivitetin e tharjes për prodhimin e ajrit në prani të Ramës në 4 prill 2021. Pra Rama ka vajtur, ka parë që aty testohej dhe nuk e kishte informuar ministrja, që aty duhet të ishte marrë në dorëzim prej një muaji”, tha Shehaj.

Zjarr Tv Ad