E mërkurë, Gusht 5, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Shehaj tha se në Durrës po votohet me dy lista anëtarësh, reagon...

Shehaj tha se në Durrës po votohet me dy lista anëtarësh, reagon Xhaferri: Pretendimet e tij nuk qëndrojnë

0
99
Zjarr Televizion Adccccc

Kreu i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri, i është përgjigjur akuzave të kandidatit Agron Shehaj se në Durrës ka dy lista votuesish, dhe se vëzhguesit e tij janë penguar për kryerjen e detyrave.

Xhaferri shprehet se ka dy lista, një që ka ardhur nga Tirana me 2900 anëtarët e PD dhe lista tjetër është ajo e emrave që mund të votojnë me kartën e anëtarësisë, të cilët lejohen të votojnë me kartë.

“I gjithë procesi ka qenë model me një standard europian demokracie, është vlerë për PD dhe shoqërinë shqiptare, edhe dita sotme ka qenë model. E pashë prononcimin e Shehjat dhe pyeta përfaqësuesit e tij, por pretendimi nuk qëndron.

Janë dy lista e vërtet, por njëra është ajo e ardhur nga Tirana dhe tjera është lista e atyre anëtarëve që votojnë me kartë dhe emrat e tyre futen në këtë listë shtesë.  

Është lista me 2900 e ca anëtarë që vjen nga Tirana dhe lista me ata që kanë kartën e anëtarësisë por që kanë kohë që nuk janë aktiv . Komisioni fotokopjon kartën e anëtarësisë dhe është tërësisht i integruar në proces të rregullt”, tha Xhaferri.

Agron Shehaj tha se në Durrës është shtuar një listë e re votuesish përveç listës që është dërguar nga selia qendrore në Tiranë.

Zjarr Tv Ad