E shtunë, Mars 28, 2026
Ballina Aktualitet Sherr me thika në Korçë, plagosen tre persona, njëri qëllohet me gërshërë

Sherr me thika në Korçë, plagosen tre persona, njëri qëllohet me gërshërë

0
26

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë, ku katër persona janë përfshirë në një sherr në ambientet e një servisi makinash.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse, duke lënë të plagosur tre prej personave të përfshirë. Njëri prej tyre është qëlluar me gërshërë dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

I plagosuri është identifikuar si Renaldo Xhixho, ndërsa burime zyrtare bëjnë me dije se të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar një person në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad