Shi dhe breshër në Tiranë, qytetarët nxitojnë për t’i ‘shpëtuar’ reshjeve! Ja si do të jetë moti këtë fundjavë

0
68

Kanë mjaftuar disa minuta reshje shiu në Tiranë që temperaturat të pësojë ulje të ndjeshme.

Prej disa ditësh vendi jonë ishte përfshirë nga i nxehti, por sot situata marrë një kthesë të ndjeshme.

LSA ka shkrepur disa foto në rrugët e Tiranës ku qytetarët të zënë në befasi nxitojnë për të gjetur një strehë për të shpëtuar nja reshjet.

Shiu është pasuar edhe nga disa minuta reshje breshëri. E njëjta situatë pritet të shoqërojë vendin tonë edhe gjatë fundjavës pasi sinoptikanët kanë parashikuar reshje në të gjithë territorin.

Ndërkohë që nga e hëna parashikohet të kthehen ditët me diell duke sjellë një rritje graduale të temperaturave.

Zjarr Tv Ad