Dy shtetas italianë janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se kanë shitur ar të rremë në dy argjendari, në Tiranë dhe Podgoricë.
Policia bën me dije se dy të moshuarit italianë Fortunato Maddaloni dhe Riccardi Gennario, nga Napoli dhe Milano, u kapën gjatë tentativës për të shitur sërish ar të rremë në një argjendari në Elbasan. Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se ata tanë arritur të shesin 200,000 euro ar të rremë.
“Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane”, bën me dije policia.




