Shkarkimi i Edi Palokës dhe “berishistëve” të tjerë”, reagon Lulzim Basha: Këshilli Kombëtar foli qartë! Edhe më qartë do të flasë Kuvendi i 18 Dhjetorit

0
42

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD-së për të shkarkuar Edi Palokën si kryetar i këtij Këshilli dhe 8 zyratrëve të tjerë nga postet që mbanin, për shkak se mbështetën Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha shprehet se Këshilli Kombëtar foli qartë, por edhe më qartë do të flasë Kuvendi i 18 Dhjetorit.

“Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë. Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më #18Dhjetor. Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë”, shkruan Basha.

Zjarr Tv Ad