Kryetari i Partise se Lirise Ilir Meta e ka quajtur sot Gledis Nanon, drejtorin e Pergjithshem te Policise te shkarkuar nga qeveria, koken e turkut te radhes.
“Sot u njoftuiam me vendimin e qeverisë për të shkarkuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, një vendim i cuditshëm por dhe tashmë i zakonshëm, pasi në një kohë kur priteshin përgjegjëësitë në nivelet më të larta politike për dështimin e rëndë të rendit publik të sigurisë në tërësi të përkeqësimit të treguesve në luftën kundër krimit dhe gjithë trafiqeve, thjesht është e qartë që u bë dhe një kokë turku e radhës, i cili vetëm 10 muaj më parë u promovua me shumë entuziazëm dhe vlerësime si një prurje e re cilësore dhe shpresëdhënëse për drejtimin ligjor dhe qytetar të policisë së shtetit
Nuk besoj se ka ndonjë naiv në këtë vend që të besojë se drejtori i Policisë që nga momenti kur u Rama kryeministër, performanca e tij ka qenë problemi i rendit public, i luftës kundër drogës dhe luftës kundër trafiqeve. Njëkohësisht as edhe ministrat që janë bërë kokë turku.
Askush nuk mund të gënjehet që një shkarkim si ky i sotmi mund të jetë shpresëdhënës për depolitizim të këtij institucioni tashmë tërësisht partiak. Është koha që të gjithë llogaridhënien për dështimin e rendit publik, për vrasjet që ndodhin çdo ditë, ta kërkojnë te njeriu që e motivon dhe justifikon krimin, që e ka ndarë Shqipërinë në principate nën ndikimin e kriminelëve, duke e dëmtuar në mënyrë të jashtëzakonshme funksionimin e ligjit.
Dua tu bëj thirrje efektivëve të Policisë të bëjnë gjithçka të zbatojnë ligjin, që të mos përdoren nga politika dhe të mos bashkëpunojnë me segmentet e krimit.”,tha Meta.




