Shkatërrohet grupi shqiptaro-grek/ Si u prangosën për drogë zv.drejtori i spitalit dhe futbollisti

0
228

Policia shqiptare në bashkëpunim policinë greke kanë zhvilluar një operacion, në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Drejtori i Përgjitshëmi Policisë së Shtetit, Ardi Veliu njoftoi sot finalizimin e një megaoperacioni ndërkombëtar droge, për goditjen e një karteli që vepronte në Shqipëri dhe Greqi të koduar “Kufiri i Gjelbër”, në kuadër të të cilit është sekuestruar një sasi e madhe droge në Greqi e Shqipëri si dhe janë arrestuar 61 persona, shqiptarë dhe të huaj.

Megaoperacioni u finalizua në bashkëpunim me autoritetet greke, pas një hetimi 10 mujor me metoda speciale, në të cilën morën pjesë edhe FNSH, policia e Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Korçës, Tiranës dhe Sarandës.

Nga ky operacion janë goditur anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në Shqipëri dhe Greqi. Mes të arrestuarve janë Florenc Llanaj, nëndrejtor i spitalit të Sarandës.

Gjithashtu u arrestuan vëllai i futbollistit, Edvin Xhibro, bashkë me gruan e tij, e cila u la në detyrim paraqitjeje, si dhe Mikel Jorgji dhe Armando Zholi. Mikel Jorgji është një emër i njohur për Policinë, pasi 37-vjeçari është arrestuar edhe para 10 vitesh, po për trafik droge.

I riu nga Saranda, në prill 2009, në bordin e një skafi do të transportonte 300 kg kanabis nga vendi i quajtur “Pema e Thatë”, për në ishullin e Korfuzit në Greqi. Hashashi ishte marrë nga Lazarati. Në atë kohë, Jorgji në bashkëpunim me persona të tjerë kishin arritur që ta nxirrnin nga bllokimi skafin për ta përdorur për trafik të lëndëve narkotike. Mjeti lundrues ishte në pronësi të një gruaje nga Saranda dhe pas targimit dhe matrikulimit ishte vendosur në bllokazh në kuadër të moratoriumit për skafet.

Këta persona dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë dhe Italisë. Grupi hetohej prej kohësh për veprimtari në trafikun ndërkombëtar të drogës. Saranda është një nyje e transportimit të sasive të mëdha të marijuanës drejt Greqisë përmes kufirit tokësor, por edhe një pikë transiti e trafikimit të llojeve të forta të drogës, si heroinë dhe kokainë.

Pesë prej të ndaluarve janë edhe Edvin Xhibro, Mikel Jorgji dhe Armando Zholi. Ndërkohë, dy femra po hetohen në gjendje të lirë

Zjarr Tv Ad