Policia e Tiranë ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shoferin e një autobusi në Tiranë, shtetasin A. L.
Ai dyshohet se gjatë kohës që drejtonte një autobus, në momentin që ka mbyllur derën e automjetit, ka kapur dhe i ka dëmtuar lehtë këmbën një të miture.
Pas mjekimit në spital, vajza është dërguar në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.




