Analisti Frrok Çupi, ka reguar për lajmin e shpalljes “non grata” të Sali Berishës nga SHBA.
Çupi e ka quajtur lajmin e shpalljes “non grata” të Berishës si një lajm të jashtëzakonshëm, duke e konsideruar të njëjtë me atë të rrëzimit të diktaturës.
“Drejtësia me siguri shkon në vend, shkon përpara dhe demokracia mund të vihet tani pa Berishën, mund të vihet në rrugën e qytetërimit. Është një lajm shumë i madh. Është një lajm i jashtëzakonshëm. Është një lajm njësoj, më shumë se lajmi i rrëzimit të diktaturës “ tha Çupi në Breaking.
Kujtojmë që ditën e djeshme, Sekretari Amerikan i Shtetit në administratën e Presidentit Biden, Antony Blinken, dha lajmin se Sali Berisha dhe familja e tij, janë shpallur “non grata”.




