Shpërthim i ri nga vullkani Etna: rrjeti i kamerave të vëzhgimit të Observatorit të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë regjistroi hapjen e një të çare të nxehtë në bazën jugore të kraterit të ri në juglindje, prej nga rridhte llavë. Dridhja vullkanike u zbulua në vlera të mesme e të larta.
“Etna ka shpërthyer përsëri: flukset e vogla të lavës dhe aktiviteti i cili buron nga dy çarje në bazën jugjuglindore dhe në anën verilindore”, komentoi vullkanologu Boris Behncke.




