Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mengjesit të së martës në ambientet e jashtme të një biznesi privat në afërsi të rrugës Transballkanike. Shpërthimi i fuqishëm i orëve të para të mëngjesit ka tronditur gjithë zonën.
Momentalisht dyshohet se shpërthimi është kryer me lëndë eksplozive.
Deri më tani shkaqet e kësaj ngjarje janë të paqarta. Paraprakisht dyshohet se janë dy personat që mund të kenë vendosur lëndën plasëse në fabrikë, pasi ka dëshmitarë që i kanë parë duke vrapuar vetëm pak sekonda pas shpërthimit.
Në vendgjarje ndodhen efektivë të policisë për të sqaruar rrethanat e këtij shpërthimi.
Sipas burimeve policore, njëri prej tyre është arrestuar dhe po merret në pyetje për ngjajren.




