Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka publikuar skemën e vlerësimit për testin e biologjisë në provimin me zgjedhje të maturës shtetërore.
Kushi shprehet se i ka marrë të gjithë mesazhet e maturantëve dhe ka ndjekur me vëmendje shqetësimet e tyre.
Ajo shkruan se për çdo rast do të merren masat e nevojshme që maturantët të vlerësohen sipas meritës dhe nivelit të arritjeve.
“Të dashur maturantë, i kam marrë të gjitha mesazhet tuaja dhe i kam ndjekur me vëmendje shqetësimet në lidhje me testin e biologjisë
Më poshtë gjeni linkun me skemën e vlerësimit të zgjidhjeve të publikuar nga QSHA dhe ndërkohë po konsultohemi me mësues dhe ekspertë të fushës për të vlerësuar cilësinë e testit.
Për çdo rast, ju sigurojmë që do të marrim të gjitha masat e nevojshme që ju të vlerësoheni sipas meritës dhe nivelit të arritjeve. Suksese!”, shkruan Kushi.




