Shqipëria dhe Maqedonia do të ngrenë një grup të përbashkët pune për të lehtësuar tregtinë midis dy vendeve.
Ministrja e Financave, Anila Denaj, priti në takim homologun maqedonas me të cilin u ra dakort për ngritjen e sporteleve “One Stop Shop” të cilat kanë në fokus zgjidhjen e problemeve të biznesit.
Një tjetër çështje e diskutuar mes dy ministrave ishte dhe ajo e investimeve të huaja, si dhe orientimin e politikave të përbashkëta për tërheqjen e tyre.




