Shqipëria, aksionere në resortin e ishullit të Sazanit! Ja kompania që do të përfaqësojë shtetin në investimin e dhëndrit të Trump

0
0

Shqipëria do të jetë aksionere në resortin turistik të dhëndrit të Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, në Sazan.

Burime bëjnë me dije se kompania, e regjistruar më 26 qershor në QKB, do të ketë të drejtën të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte ndërtimore.

Funksioni thelbësor do të jetë monitorimi i kontratave që lidhen për projektin.

Albanian State Development & Real Estate është emri i kompanisë ortake shqiptare që do të operojë krahas asaj të dhëndrit të Trump, në ishullin e Sazanit. (A2 Televizion)

Zjarr Tv Ad