Takimi i kryeministrit Edi Rama me Ramush Haradinaj, në një kohë kur në vend po diskutohet për zgjedhjen e një presidenti të ri, ka bërë që disa media të aludojnë për një emër shqiptar nga Kosova.
Kështu u shpreh këtë pasdite dhe gazetari Çim Peka. “Ose zoti Rama do tentojë, këtë e kam informacion, të rikuperojë imazhin në Kosovë dhe mund të propozojë një shqiptar të Kosovës që ka shtetësi shqiptare”, tha ndër të tjera gazetari.
Mirëpo, analisti dhe juristi Kreshnik Spahiu thotë se kjo nuk mund të ndodhë dhe jep dy arsye. Ai shkruan “Presidenti Republikës nuk mund të zgjidhet nga Kosova sepse ka dy pengesa kushtetuese:
Duhet jetë shtetas shqiptar (me pasaport shqiptare)
Duhet ketë jetuar së paku 10 vjet në Shqipëri.”




