Shtyrja e moratoriumit, gjuetarët dalin kundër vendimit të qeverisë: Është absurd, në 7 vite nuk ka dhënë asnjë rezultat

0
71

Qeveria shqiptare ka vendosur të shtyjë moratoriumin e gjuetisë edhe për 5 vite të tjera. Fillimisht moratoriumi nisi në vitin 2014 dhe zgjati 2 vite. Më pas u bë shtyrja e tij me 5 vite.

Ndërkohë qeveria vendosi këtë të mërkurë të shtyjë edhe 5 vitë të tjera moratoriumin.

Por si është pritur ky vendim nga ana e gjuetarëve?

Për të folur në lidhje me këtë çështje, Faxneës ka zhvilluar  intervista me përfaqesues të komunitetit te gjuetarëve, të cilët e kundërshtojnë këtë vendim të qeverisë.

Enton Mele, kryetar i këshillit kombëtar: Është një vendim i papritur. Ne  e kemi denoncuar edhe moratoriumin e mëparshëm si një masë që nuk funksionon, që ka penalizuar mjedisin shqiptar, faunën dhe komunitetin e gjuetarëve.

Është fare absurd si mund të ripropozohet të aplikohet një mase e tillë moratoriumi rreth 12 vite mbi të gjitha speciet. Të gjitha speciet në RSH kanë një jetëgjatësi 5-6 vite ndaj është absurd. Veprimtaria e gjuetisë vetfinancon vetveten dhe shtimin e faunës. Kjo bëhet në disa mënyra. Shoqatat e gjuetarëve në vendet e rajonit blejnë ciftet të reja shpendësh i lëshojnë në terren për të populluar terrenin.

Aplikimi i moratoriumit deri tani bllokon veprimtariinë rigjeneruese që do të funksiononte në të mirë të faunës, të edukimit të popullatës në raport me mbarështimin e faunës së egër dhe mirëmenaxhimin mjedisor të të gjitë territorit. Ministeria e mjedisit nuk ka mjete për të bërë menaxhimin.

Pas moratorimut 7 vjecar, është respektuar 2 vitet e para por kur u shty u bë e qartë se nuk ishte një masë që I shkonte planifikimit të ripopullimit të zonave por një zgjatje e lejes së ministrise se mjedisit për tu tërhequr nga detyrimet e veta. Komuniteti  i gjuetarëve është i organizuar por ka qënë i zhveshur nga kompetenca shtetërore për të ushtruar kompetencat e tij.

Presidenti i Federatës së Gjuetarëve dhe Konservimit Themi Perri: Është absurd, një zgjidhje alla shqiptarce, që ka dështuar ketu e 7 vite më përpara, janë shkatërruar habitatet dhe fauna e egër, duan të na shpallin edhe ne non grata dhe të behemi rezerva gjuetie.

Është nje vendim që neve na vjen keq, për një mashtrim të madh që na ka bërë kryeministri. Kemi të bëjmë me një shtet arrogant, duan të zhdukin historinë e gjahut shqiptar.

Me këtë marrëzi po tregojnë që nuk e meritoijnë mirënjohjen e gjuetarëve.

Zjarr Tv Ad